Asistent/e Ligjor/e
Detyrat kryesore:
- Asiston në përgatitjen dhe rishikimin e kontratave të ndryshme të kompanisë;
- Asiston në përpilimin e akteve, dokumenteve dhe shkresave ligjore të Departamentit Ligjor;
- Merr pjesë dhe asiston në procedura të ndryshme ligjore brenda dhe jashtë korporatës;
- Asiston në përfaqësimin e kompanisë pranë institucioneve shtetërore dhe private;
- Kryen punë administrative dhe ligjore pranë gjykatave, noterëve, komunave dhe institucioneve tjera relevante;
- Ndihmon në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit në fuqi;
- Mban evidencë dhe arkivon dokumentacionin ligjor të kompanisë;
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me funksionimin e Departamentit Ligjor, sipas kërkesës së Udhëheqësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Juridik apo të ngjajshme;
- Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe hulumtuese;
- Njohja e legjislacionit të Republikës së Kosovës, veçanërisht nga lëmia e marrëdhënies së punës;
- Të ketë së paku gjashtë (6) muaj përvojë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Shujta e përfshirë;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
- Përmes numrit kontaktues: +383 48 600 501;
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 23.01.2026 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
