Merchandiser/e
Detyrat kryesore:
• Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar;
• Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg;
• Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes;
• Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore;
• Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura;
• Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
• Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
• Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
• Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
• Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
• Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
• Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
• Sigurim shëndetësor;
• Punë nga e hëna në të premten;
• Mundësi për orar fleksibil;
• Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
• CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
• mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
• duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 15.11.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.