Ndihmës Depoist

Ndihmës Depoist

Detyrat kryesore:

• Ndihmon në pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
• Asiston në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stokut në depo;
• Asiston ne mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve, kthimeve të mallrave;
• Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
• Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
• Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

• Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
• Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
• Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
• Sigurim shëndetësor;
• Punë nga e hëna në të premten;
• Pagesë e orëve shtesë;
• Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

• CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
• mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
• duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 15.11.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top