Agjent i Shitjes

Agjent i Shitjes

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
  • Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj  mund t’i dërgoni në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, në https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ , ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K., Magjistralja/Highway Prishtinë-Ferizaj, km-7, 10 500.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 09.02.2024 në ora 16:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top