Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në tri (3) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 12 nëntor 2026, shpall këtë:
Konkurs Pune
Për pozitën:
Shofer me kategori B – një (1) pozitë;
Vendi i Punës: Peja
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
- Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
- Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (kategori B);
- Patent shofer të kategërisë B;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Pagesë të orëve shtesë;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujta e përfshirë;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
- përmes numrit kontaktues: +383 48 600 501;
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/careers ; ose
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 19.11.2026 at 16:30. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.