Konkurs Pune

Faturist/e dhe Arkatar/e – Prizren

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në tri (3) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 24 shkurt 2026, shpall:

Konkurs Pune

Për pozitën:

Faturist/e dhe Arkatar/e – Një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Prizren

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës/e për arkën e ndërmarrjes;
  • Bën barazimin në baza ditore me shoferët e ndërmarrjes;
  • Regjistron dhe raporton për shpenzimet të cilat paguhen në kesh;
  • Poston faturat e hapura (Faturat shitëse, kthimet, lëvizjet interne);
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet që ato janë të plota;
  • Raporton te menaxherja lidhur me faturat borxh dhe dërgon raporte të tjera.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në Ekonomi;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjashme (përparësi);
  • Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Saktësi, përgjegjësi dhe organizim i mirë në punë.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Shujta e përfshirë;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
  • përmes numrit kontaktues: +383 48 600 501;
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/careers ; ose
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 28.09.2026 at 16:30. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Apliko