Agjent i Shitjes

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit sipas planit të caktuar nga udhëheqësi.

  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllimet për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave.

  • Prezanton dhe shet produktet në terrenin përkatës që i caktohet.

  • Mban evidencë financiare ditore për vlerat e mallit dhe mallit të shitur në terrenin përkatës.

  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.

  • Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurrencën, si dhe krijon e mirëmban raporte me klientët në terrenin përkatës.

  • Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi.

  • Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (kualifikimi universitar është përparësi).

  • Minimalisht 6 muaj përvojë pune në profil të ngjashëm.

  • Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe negocim.

  • Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.

  • Gatishmëri për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil.

  • Njohja e gjuhës serbe është e domosdoshme (avantazh nëse zotërohet edhe gjuha angleze).

Ne ofrojmë:

  • Respektim të plotë dhe mbi kërkesat ligjore të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.

  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avancim profesional.

  • Pagë konkurruese dhe dinjitoze.

  • Shujtë të përfshirë.

  • Sigurim shëndetësor.

  • Orar pune nga e hëna në të premten.

  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme pune.

Si të aplikoni:

Aplikimi mund të bëhet në njërën nga mënyrat në vijim:

  • Duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën në adresën elektronike hr@liridoni-kos.com, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose

  • Duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut:
    https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/

  • Duke paraqitur aplikacionin personalisht në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K., rr. “Besim Shala” pn., Ish Fabrika e Progres Përllonkës, Prizren, 20000, Republika e Kosovës.

Konkursi është i hapur deri më datën 26.12.2025, ora 16:30.
Aplikacionet e dërguara me vonesë ose të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top