Merchandiser (3 Pozita)
Detyrat kryesore:
-
Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.
-
Siguron informacion për gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet përkatëse në treg.
-
Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
-
Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, si dhe siguron freskinë e produkteve kryesore.
-
Siguron pozicionim dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve të caktuara.
-
Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara dhe kushtet e veçanta të punës:
-
Preferohet që kandidatët të jenë të gjinisë mashkullore.
-
Të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
-
Minimalisht 6 muaj përvojë pune në profil të ngjashëm (përparësi).
-
Aftësi të shkëlqyera negocimi.
-
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
-
Patentë shoferi, kategoria B (obligative).
-
Të jetë i gatshëm të punojë me grupe kolegësh dhe të ketë qasje të shkëlqyer komunikimi.
Ne ofrojmë:
-
Respektim përtej kërkesave ligjore të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.
-
Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avancim në karrierë.
-
Pagë konkurruese dhe dinjitoze.
-
Sigurim shëndetësor.
-
Shujtë të përfshirë.
-
Orar pune nga e hëna në të premten.
-
Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme pune.
Si të aplikoni:
Aplikimi mund të bëhet në njërën nga format e mëposhtme:
-
Duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën në adresën elektronike hr@liridoni-kos.com, të shënuar me pozitën për të cilën aplikoni.
-
Duke paraqitur aplikacionin personalisht në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K., Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 7, Llapnasellë, Graçanicë.
-
Duke plotësuar të dhënat tuaja në linkun:
https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/
Konkursi është i hapur deri më datën 26 dhjetor 2025, ora 16:00.
Aplikacionet e dërguara me vonesë ose të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
