Agjent i Shitjes
Detyrat kryesore:
• Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
• Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
• Bën prezentimin dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet;
• Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
• Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
• Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
• Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
• Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
• Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
• Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
• Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
• Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
• Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
• Sigurim shëndetësor;
• Punë nga e hëna në të premten;
• Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
• CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
• mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë;
• duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30 shtator 2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.