Agjent i Shitjes
Detyrat kryesore:
- Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
- Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
- Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
- Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
- Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
- Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil;
- Njohja e gjuhës serbe është e domosdoshme (avantazh nëse zotërohet edhe gjuha angleze).
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Shujta e përfshirë;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 02.12.2025 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
