Agjent i Shitjes
Detyrat kryesore:
-
Mban përgjegjësi për shitjen e mallit sipas planit të caktuar nga udhëheqësi.
-
Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllimet për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave.
-
Prezanton dhe shet produktet në terrenin përkatës që i caktohet.
-
Mban evidencë financiare ditore për vlerat e mallit dhe mallit të shitur në terrenin përkatës.
-
Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren.
-
Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurrencën, si dhe krijon e mirëmban raporte me klientët në terrenin përkatës.
-
Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi.
-
Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
-
Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (kualifikimi universitar është përparësi).
-
Minimalisht 6 muaj përvojë pune në profil të ngjashëm.
-
Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe negocim.
-
Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
-
Gatishmëri për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil.
-
Njohja e gjuhës serbe është e domosdoshme (avantazh nëse zotërohet edhe gjuha angleze).
Ne ofrojmë:
-
Respektim të plotë dhe mbi kërkesat ligjore të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.
-
Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avancim profesional.
-
Pagë konkurruese dhe dinjitoze.
-
Shujtë të përfshirë.
-
Sigurim shëndetësor.
-
Orar pune nga e hëna në të premten.
-
Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme pune.
Si të aplikoni:
Aplikimi mund të bëhet në njërën nga mënyrat në vijim:
-
Duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën në adresën elektronike hr@liridoni-kos.com, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
-
Duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut:
https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ -
Duke paraqitur aplikacionin personalisht në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K., rr. “Besim Shala” pn., Ish Fabrika e Progres Përllonkës, Prizren, 20000, Republika e Kosovës.
Konkursi është i hapur deri më datën 26.12.2025, ora 16:30.
Aplikacionet e dërguara me vonesë ose të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
