Zyrtar/e Administrativ/e

Detyrat kryesore:

  • Kryen procedura administrative pranë institucioneve shtetërore dhe private;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës, furnizimeve të zyreve, përgatitjen e porosive dhe blerjes për rifurnizim kur është e nevojshme;
  • Kryen procedurat e parapara të mirëmbajtjes së automjeteve, pajisjeve dhe materialeve të zyrës sipas procedurave të duhura;
  • Ndihmon në zhvillimin e udhëzimeve, politikave dhe procedurave të korporatës;
  • Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
  • Ndihmon departamentet e korporatës dhe anëtarët e ekipit në kuadër të detyrave të tij sipas nevojës dhe mbikëqyr progresin e punës, ofertave, dorëzimeve të projekteve, etj;
  • Përgatit raporte të rregullta administrative;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Administrativ apo të ngjashme;
  • Të jetë njohës i mirë i procedurave administrative;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Udhëtimin nga Prishtina për në punë dhe kthimin;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten; dhe
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në selinë e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K në Magj. Prishtinë-Ferizaj 7, Llapnasellë, Graçanicë
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 03.07.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top