Faturist/e

Detyrat kryesore:

• Pranon dhe regjistron kthimet për shitje në sistemin kontabël;
• Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit;
• Mirëmban faturat, dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet që ato janë të plota;
• Ofron ndihmë në punët e financave në bazë të kërkesës së personit përgjegjës;
• Bënë kalkulimin e mallit vendor dhe importet;
• Kontrollon stokun fizik me program në baza ditore;
• Kryen punë dhe detyra tjera të cilat i kërkohen nga Udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
• Të ketë së paku një (1) vit përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
• Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

• Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
• Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
• Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
• Sigurim shëndetësor;
• Punë nga e hëna në të premten;
• Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

• CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
• mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë;
• duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 20 shtator 2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top