Mbikëqyrës i Shitjes (SPV)

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për arritjen e planit të shitjes për rajonin e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe raportimin e aspekteve të ndryshme të shitjes për rajonin e caktuar;
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen e punës të agjentëve;
  • Është përgjegjës për komunikimin me blerësit bashkëpunëtor dhe blerësit potencial;
  • Mbikëqyrë prezencën si dhe aspekte të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg;
  • Mbikëqyrë merchandisingun tek blerësit, raporton për këtë tek mbikëqyrësit direkt;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes;
  • Angazhohet në trajtimin e problemeve lidhur me arkëtimin e pagesave të shitjes së mallit;
  • Përgatitë raporte periodike për performancën e shitjeve dhe prezantimin e tyre për menaxhmentit.
  • Identifikon tendencat e shitjes dhe zhvillimit të strategjive për të rritur shitjet dhe fitimin;
  • Bënë propozime tek udhëheqësit direkt për investimet vjetore tek blerësit e rajonit.
  • Bëhet pjesë e trajnimit dhe zhviillimit të personelit të ri të shitjes apo atyre ekzistues për risi në shitje; dhe
  • Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi, të cilat përkojnë me detyrat e mësipërme dhe janë brenda përgatitjes shkollore dhe përvojës së tij.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm. Shkollimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht tre (3) vite përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Të jetë shumë i vëmendshëm në detaje;
  • Përvojë pune në mbikëqyrje të personelit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të ketë aftësi për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie të forta dhe efektive me një gamë të gjerë njerëzish / klientësh;
  • Të ketë qasje të marrjes së iniciativës për përmisimin e proceseve të punës

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë, aktivitete, socializime dhe evente;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Automjet në shfrytëzim njëzetë e katër (24) orë brenda rajonit të punës;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@localhost të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 06 qershor 2025 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

 

Scroll to Top