Merchandiser (3 Pozita)

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën e caktuar.

  • Siguron informacion për gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet përkatëse në treg.

  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.

  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, si dhe siguron freskinë e produkteve kryesore.

  • Siguron pozicionim dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve të caktuara.

  • Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara dhe kushtet e veçanta të punës:

  • Preferohet që kandidatët të jenë të gjinisë mashkullore.

  • Të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme.

  • Minimalisht 6 muaj përvojë pune në profil të ngjashëm (përparësi).

  • Aftësi të shkëlqyera negocimi.

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.

  • Patentë shoferi, kategoria B (obligative).

  • Të jetë i gatshëm të punojë me grupe kolegësh dhe të ketë qasje të shkëlqyer komunikimi.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.

  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avancim në karrierë.

  • Pagë konkurruese dhe dinjitoze.

  • Sigurim shëndetësor.

  • Shujtë të përfshirë.

  • Orar pune nga e hëna në të premten.

  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme pune.

Si të aplikoni:

Aplikimi mund të bëhet në njërën nga format e mëposhtme:

  • Duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën në adresën elektronike hr@liridoni-kos.com, të shënuar me pozitën për të cilën aplikoni.

  • Duke paraqitur aplikacionin personalisht në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K., Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 7, Llapnasellë, Graçanicë.

  • Duke plotësuar të dhënat tuaja në linkun:
    https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/

Konkursi është i hapur deri më datën 26 dhjetor 2025, ora 16:00.
Aplikacionet e dërguara me vonesë ose të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top