Ndihmës Depoist
Detyrat kryesore:
- Ndihmon në pranimin dhe vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
- Asiston në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stokut në depo;
- Asiston ne mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve, kthimeve të mallrave;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj eksperiencë në të njëjtin profil pune;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Pagesë e orëve shtesë;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 21.02.2025 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.