Shofer me kategori B

Detyrat kryesore:

• Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
• Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
• Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
• Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
• Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
• Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (kategori B);
• Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në të njëjtin profil pune (kategori C);
• Patent shofer të kategërisë B (pozita 1) dhe Patent shofer të kategërisë C (pozita 2);
• Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

• Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
• Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
• Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
• Pagesë të orëve shtesë;
• Sigurim shëndetësor;
• Punë nga e hëna në të premten;
• Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

• duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
• duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ ;
• mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km.7, Llapnasellë, Graçanicë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 18.10.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Scroll to Top