Merchandiser/e
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin, dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar.
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
- Siguronë pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
- Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Mundësi për orar fleksibil;
- Bonuse mujore;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë; duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/ .
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 28.06.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.