Zyrtar/e Administrativ/e
Detyrat kryesore:
- Kryen procedura administrative pranë institucioneve shtetërore dhe private;
- Është përgjegjës për mbajtjen e inventarit të korporatës, furnizimeve të zyreve, përgatitjen e porosive dhe blerjes për rifurnizim kur është e nevojshme;
- Kryen procedurat e parapara të mirëmbajtjes së automjeteve, pajisjeve dhe materialeve të zyrës sipas procedurave të duhura;
- Ndihmon në zhvillimin e udhëzimeve, politikave dhe procedurave të korporatës;
- Planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
- Ndihmon departamentet e korporatës dhe anëtarët e ekipit në kuadër të detyrave të tij sipas nevojës dhe mbikëqyr progresin e punës, ofertave, dorëzimeve të projekteve, etj;
- Përgatit raporte të rregullta administrative;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Administrativ apo të ngjashme;
- Të jetë njohës i mirë i procedurave administrative;
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Pagesë të orëve shtesë;
- Udhëtimin nga Prishtina për në punë dhe kthimin;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten; dhe
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- duke dërguar CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj në adresën elektronike: hr@liridoni-kos.com të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni; ose
- mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në selinë e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K në Magj. Prishtinë-Ferizaj 7, Llapnasellë, Graçanicë
- duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 03.07.2024 në ora 16:30. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.